30/10/2026
🇨🇭 LEJA C: 10 VJET PRITJE APO VETËM 5? JA ÇFARË THOTË LIGJI
Një pyetje që na bëhet shpesh: «Sa vjet duhet të pres për lejen C dhe a mund ta marr më shpejt?»
🔹 Rregulli i përgjithshëm: 10 vjet
Sipas nenit 34 të Ligjit për të huajt dhe integrimin (LEI), leja C jepet në parim pas 10 vitesh qëndrimi në Zvicër, nga të cilat 5 vitet e fundit pa ndërprerje me leje B. Ky rregull vlen për shumicën e shtetasve të vendeve jashtë BE-së, si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Shqipëria.
🔹 Kur mjaftojnë 5 vjet?
Ligji lejon marrjen e lejes C më herët në këto raste:
- shtetasit e disa vendeve të BE/EFTA (p.sh. Gjermania, Franca, Italia, Austria), në bazë të marrëveshjeve me Zvicrën;
- bashkëshortët e shtetasve zviceranë ose të bartësve të lejes C, pas 5 vitesh qëndrimi të pandërprerë;
- çdo i huaj i integruar mirë, që ka 5 vjet të pandërprera me leje B dhe plotëson kërkesa më të larta integrimi dhe gjuhësore. Në këtë rast flitet për lejen C të parakohshme.
🔹 Çfarë kërkohet për integrim?
Sipas nenit 58a LEI, autoritetet vlerësojnë sidomos:
- respektimin e rendit dhe sigurisë publike, pa dënime serioze;
- respektimin e vlerave të Kushtetutës zvicerane;
- njohjen e gjuhës vendore (të kantonit apo komunës ku jeton): A2 me gojë dhe A1 me shkrim për lejen C të zakonshme, ndërsa për lejen C të parakohshme B1 me gojë dhe A1 me shkrim;
- punën ose formimin profesional, pa varësi nga ndihma sociale dhe pa borxhe të "tepruara".
⚠️ Duhet ditur
Leja C nuk është e garantuar përgjithmonë: nëse kushtet e integrimit nuk respektohen më, ajo mund të kthehet në leje B.
👉 Para se të dorëzoni kërkesën, sigurohuni që dosja juaj të jetë mirë e kompletuar.
📚 Përgjigje për shumë pyetje të tjera mbi lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, punën, sigurimet shoqërore, qiranë dhe procedurat administrative gjeni në librin:
«E Drejta Zvicerane në 1000 Pyetje-Përgjigje»
336 faqe, në gjuhën shqipe.
📩 Porositë: në Messenger, në email [email protected] ose me SMS në 079 354 67 13